Lajme

Hoti, qeverisë për 1 maj: Slogani “Drejtësi dhe punësim”, mashtrim i tipit të komunizmit

05/01/2024 13:39
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në mandatin e Qeverisë Kurti është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata.

Hoti tha se kjo bazohet në pagesat zyrtare të anëtarësisë ë sindikata, të cilat sipas tij, ajnë ulur nga 1.9 milion euro në vitin 2022 në rreth 0.9 milion euro në vitin 2023.

“Kjo është pasojë e luftës që Qeveria e mashtrimit u ka shpallur sindikatave nga marrja e mandatit. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent”, tha Hoti,

Më tej, ai tha se slogani “Drejtësi dhe punësim” ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur sipas tij, njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin.