Lajme

Hoti: Qeveria po mashtron lidhur me furnizimin e fëmijëve me libra

08/21/2024 15:55
nga:Y I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria po mashtron lidhur me furnizimin me libra të fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntën.

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka paraqitur fakte për të cilat thotë se tregojnë se që Ministria e Arsimit e kishte planifikuar blerjen e librave përmes procedurave të prokurimit dhe jo në formën e subvencionimit siç po bëhet tani.

“Kjo dëshmohet nga plani i prokurimit për 2024, të cilin MASHT e ka dorëzuar në AQP më 19 janar 2024. Shihni tabelën në rreshtin me ngjyrë të kuqe: “Blerja e librave për klasat 1-9 për vitin 2024/25”. Për këtë qëllim janë paraparë 9.47 mil. euro për të blerë 3.2 mil. copë libra, me çmim mesatar prej 3 euro për libër. Ky aktivitet i prokurimit është paraparë të fillojë më datë 28.06.2024.”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu sipas Hotit shtetit më shtrenjtë i kushton blerja e librave individualisht nga prindërit se sa pagimi i shtëpive botuese drejtpërdrejt nga buxheti.

Reagimi i plotë: