Lajme

Hoti: Qeveria Kurti i ka bërë ‘pikë e pesë’ shqiptarët në rajon!

04/26/2024 09:33
nga:Y I

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se, Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e pesë’ shqiptarët në rajon.

Hoti tha se kjo është situata që kanë kritjuar të njëjtit gjatë këtij mandati.

“Njohje s’ka, partneritet për paqe s’ka, anëtarësime të reja nuk ka, zhvillim ekonomik nuk ka, reforma në drejtësi nuk ka, investime kapitale nuk ka, integrime brenda shqiptare nuk ka. Përkundrazi, pikë e pestë shqiptarët në Luginë e Preshevës, pikë e pestë me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, nuk komunikojmë me Qeverinë e Shqipërisë. Kjo është situata që kanë kriju këta njerëz gjatë këtij mandati”, tha Hoti në ATV.

Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë