Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka quajtur manipulant ish-kryeministrin dhe deputetin e LDK-së, Avdullah Hoti, raporton Gazeta Blic.
Peci, ka shkruar se Hoti nuk është dëgjuar duke diskutuar për sektorin e Bujqësisë sa ka qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim.
Kjo përgjigje e ministrit, Faton Peci, erdhi pasi deputeti Hoti sot publikoi disa shifra sa i përket importit të produkteve bujqësore.
Hoti i ka reaguar ministrit Peci duke thënë se ky i fundit qenka nxehur, dhe se shifrat e publikuara i paskan djegur.
“I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike. E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime” shrkuan Hoti në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Qenka nxehur z.Peci. I paskan djegur shifrat zyrtare që i kam publikuar në mëngjes.
I fortë është në zanatin e tij të sharjeve ndaj kundërshtarëve politik, në veçanti të atyre nga shtëpia e tij e vjetër politike.
E vërteta dhemb, por e çliron njeriun. Mashtrimet nuk kalojnë. Mos u ngut. Sharjet nuk t’i kam borxh as unë dhe as partia ime.
Me këtë rast, dëshiroj të të pyes: Çfarë po bëni të hënën në Bruksel? A kalon apo nuk kalon…. ZAJEDNICA?!


