Lajme

Hoti merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington

02/02/2023 16:31
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri i Kosovës është shprehur i nderuar që po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington, ndërsa ka theksuar se liderë nga gjithë bota janë mbledhur për t’u lutur për nevojën e njëri-tjetrit.

Postimi i plotë:

Lutjet e Mëngjesit në Washington nisën me fjalën hapëse të Presidentit Biden dhe Presidentit Zelenski.

I nderuar që jam prezent në mesin e qindra zyrtarëve nga shumë vende. Kjo ngjarje unike ka mbledhur së bashku liderë nga e gjithë bota e figura të respektuara për t’u lutur për nevojën që kemi për njëri-tjetrin dhe për të mirat e përbashkëta.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!