Lajme

Hoti: LVV brenda vetëm dy viteve arriti të shkatërrojë shtetin

06/09/2023 23:59
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ta shkatërrojë vendin vetëm për dy vite qeverisje.

“Çdo punë që është bërë në Kosovë, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në pavarësinë e vendit në njohjet që kanë ardhur pas dhe krejt çka sheh është kontribut i LDK por jo vetëm i yni por edhe i partnerëve me të cilët kemi bashkëqeverisur, po ashtu ka pasur gabime e lëshime gjatë qeverisjes, por dy vite të këtyre mund të karakterizohen kështu, dikush nga shkencat politike mund të shkruaj një manual se si shkatërrohet shteti për dy vjet, pram und shkruhen protokolle se si mund të shkatërroj një parti politike vendin për dy vjet qeverisje dhe nuk ke se si ta emërosh ndryshe qeverisjen e tyre dy vjeçare”, ka thënë ish kryeministri Hoti.

Ai e ka mbështetur këtë pohim duke thënë se si asnjëherë më parë ka zero investime kapitale, largime nga puna e ikje masive të qytetarëve.

“Këta kanë marr dialogun e strukturuar për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe sot ka degraduar për kryetarët që janë mbyllur në zyre dhe konfrontim me gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe tek do t’i shohim pasojat nga këto veprime, jo vetëm të sanksioneve që mund t’i kemi, por popullata këto veprime do t’i shohin në xhepat e tyre sivjet dhe vitet e ardhshme”, ka thënë mes tjerash deputeti Hoti në EURO n’7 .

Sipas Hotit, të gjitha këto veprime të kësaj qeverie dhe prishja e marrëdhënieve me SHBA-në, janë sinjali më i keq për ekonominë e vendit.