Lajme

Hoti: LDK-ja është e përjetshme në gjithë Kosovën

04/03/2023 19:33
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka uruar 33 vjetorin e degës së LDK-së në Prizren, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes disa fotografive të ndara në rrjetet sociale ka shkruar se, LDK-ja është e përjetshme në gjithë Kosovën.

Shkrimi i plotë:

Urime 33 vjetori i degës së LDK-së në Prizren!

Angazhimi dhe përkushtimi i çdo aktivisti ndër vite për LDK-në është akt patriotik për vendin. LDK-ja është e përjetshme në Prizren dhe gjithë Kosovën!

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!