Lajme

Hoti krahason çmimet: Në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar

07/12/2022 18:17
nga:Q R

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka krahasuar rritjen e çmimeve të vitit të kaluar me këtë vit, për çka thotë se çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, thotë se qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët.

Shkrimi i plotë:

Çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Por, për produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe:
– Vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%),
– Karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%),
– Gazi (39,3%),
– Buka dhe drithërat (27,7%),
– Qumështi, djathi dhe vezët (22,3%),
– Mishi (19,6%),
– Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%),
– Prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%),
– Perimet (6,8%),
– Lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%),
Sot, 12 korrik 2022, çmimi i naftës është caktuar 1.75 euro për litër. Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër.
Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët.
Nuk është pezulluar akciza në naftë, nuk është shtuar lista e mallrave me TVSH prej 8%, nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë indeksuar pensionet dhe ndihma sociale.