Andrea Pirlo thotë se Juventusi nuk do ta gjobisë Ronaldon dhe ka raporte që sulmuesi portugez donte t’i jepte fanellën e tij një djali që ishte afër portës.
36-vjeçari nuk u duk i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Genoa dhe hodhi fanellën e tij në tokë, përcjell GazetaBlic.
“Është normale që ai dëshironte të shënonte një gol, veçanërisht kur loja po ndërlikohej, pasi ai është një kampion dhe gjithmonë dëshiron të lë shenjën e tij,” i tha trajneri Sky Sport Italia.
Ish-mesfushori gjithashtu shtoi se klubi nuk do ta gjobisë sulmuesin për reagimin e tij.
“Unë nuk mendoj kështu. Ai ishte i mërzitur siç u ndodh edhe lojtarëve të tjerë. Loja kishte mbaruar dhe është normale që ai ishte nervoz. Nuk mendoj se klubi ose trajneri do ta gjobisin atë” përfundoi Pirlo.
/GazetaBlic/


