Sporti

Hodaj njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me FFK-në, ka akuza të rënda

03/14/2025 15:39
nga:Mergim Rreci

Taulant Hodaj ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Sipas Hodajt, ky vendim erdhi pas një sërë ngjarjesh dhe praktikash të përsëritura nga FFK që kanë qenë në kundërshtim me parimet e mia profesionale, veçanërisht në lidhje me pengesat dhe qasjet e ndryshme rreth përfaqësimit të rastit në CAS Lozanë kundër Rumanisë, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai shtoi se beson se kjo qasje e FFK-së do të dëmtoj shanset e Kosovës për të fituar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat dhe reputacionin futbollistëve dhe ekipit kombëtar.

Ky është postimi i tij i plotë: