Lajme

H&M hap dyert e dyqanit të tretë në Kosovë

01/17/2024 13:36
nga:Gazeta Blic

Kompania suedeze e modes H&M, ka festuar më 17 Janar hapjen e dyqanit të tij të tretë në Kosovë, në qytetin e Gjilanit në Albi Mall.

Në orën 10:00, Thomas Estrany, menaxher i shitjeve të vendeve, Antonio Kos, menaxhere e zonës, dhe Blendin Hoxhaj, menaxhere e dyqanit, presin shiritin dhe mirëpresin klientët e parë të emocionur në dyqanin e ri 1,200 m2.

Dyqani ka hapur dyert me prezantimin e koleksionit të fundit nën tingujt e një seti të veçantë nga DJ PM, ndërsa 100 klientët e parë morën Gift Card nga H&M në vlerë prej 10€ secila, si dhe deri më datë 19 Janar, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në -15% zbritje në blerjet e tyre.

“Jemi shumë të emocionuar që hapim dyqanin tonë të parë në Gjilan, në Albi Mall! Qëllimi ynë është të jemi aty ku janë klientët tanë, duke u ofruar një eksperiencë tregtare unike, nëpërmjet modës sonë dhe njerëzve të jashtëzakonshëm të ekipit tonë. Dyqani i ri do të prezantojë trendet e fundit, klasikët e kohëve, dhe një frymëzim për të gjithë për të eksploruar stilin e tyre personal dhe për të bërë
zgjedhje më të qëndrueshme në mode”, thotë Thomas Estrany, Menaxher i Shitjeve për H&M.

H&M hapi tregun në Kosovë në vitin 2022, me hapjen e dyqanit të parë në Prishtinë, ndjekur nga dyqani i dytë i kompanisë në qytet, në pranverën e vitit 2023.

Dyqani i tretë i radhës i H&M, i vendosur në Albi Mall, Gjilan, do të ofrojë një përvojë moderne dhe mikpritëse për klientët, përmes një game të gjerë të veshjeve për gra, burra, të rinj dhe fëmijë, si dhe aksesorëve.

Orari i punës do të jetë nga e hëna në të dielë nga ora 09:00 deri në ora 22:00.

(Artikull i sponsoruar)