Lajme

Historiani tregon për vizitën e Skënderbeut në Manastirin e Deçanit

03/14/2024 14:51
nga:N K

Në lidhje me abazhurin e Skënderbeut në Manastirin e Deçanit ka folur historiani, Shkodran Imeraj.

Ai thotë se ka fakte që dëshmojnë këtë fat.

“Është fakt historik që është argumentuar jo vetën tani nga Manastiri por ka dokumente mesjetare atë që e konfirmojnë, ka edhe dokumente që e konfirmojnë që vet Skënderbeu ka qenë në vizitë në Manastirin e Deçanit”, tha Imeraj në Kosova Today.

Më tutje ai tha se ky manastir i ka dy dhurata, një djep e një shilindar.

“Manastiri i Deçanit ka dy dhurata, është shilandari, pra ajo që i ka mbajtur qirinjtë dhe është një djep i cili e ka të gravuar stemën e Kastriotëve e cila është pjesë e flamurit tonë kombëtar”./klankosova/