Lajme

“Hipokrita”, Mushkolaj kritikon opozitën për pagën minimale: Me e pasë rritë ata ma herët në 250 euro, tash kishim folë për pagë më të madhe

04/14/2022 09:48
nga:Genita C

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar opozitën, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Mushkolaj tha se nëse paga do të rritej në kohën kur ata ishin në pushtet, tani paga do të ishte më e madhe.

“Këto partitë që po e kritikojnë pagën minimale, pse nuk e rritën atë sa ishin në pushtet? Me e pasë rritë ata ma herët në 250 euro, tash kishim folë për pagë më të madhe. Hipokrita”, shkroi Mushkolaj.