Sporti

Higuain: Nuk më pëlqen bota e futbollit modern, nuk e shoh më veten në sport

10/07/2022 21:45
nga:E K

Sulmuesi Gonzalo Higuain, i cili së fundmi njoftoi tërheqjen e tij, nuk ka në plan të qëndrojë në futboll.

34-vjeçari argjentinas do të luajë deri në fund të këtij viti, pas së cilës do të varë këpucët dhe, siç e pranon edhe vetë, do t’i përkushtohet diçkaje tjetër.

“Nuk do të qëndroj në futboll, të paktën tani nuk kam asnjë plan të tillë. Ndoshta do të studioj anglisht, do të gatuaj ose do të luaj kitarë, por nuk do të qëndroj në futboll. Bota e futbollit modern po bëhet çdo ditë e më shumë “helmuese” dhe unë nuk e shoh më veten si pjesë e saj. Dua të largohem nga sporti”, ka pranuar ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës, i cili aktualisht luan për Inter Miami.