Sporti

Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

10/07/2022 18:15
nga:E K

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për rrethin e parë të garave të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.

Në këtë rreth të garave janë paraqitur për pjesëmarrje 10 skuadra. Ndeshjet do të zhvillohen më 12 dhe 13 tetor, përcjell GazetaBlic Sport.

Në bazë të shortit, në rrethin e parë takohen:

Sharri – KEK-u
Shkëndija – Vitia
Arbana – Opoja
Kosova VR – Prizreni
Fortuna 2020 – Behari

/GazetaBlic Sport.