Lajme

Hidhet shorti për kontrollin e pasurisë, i bie edhe Albin Kurtit

07/02/2021 11:45
nga:Y I

Agjencia kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

954 zyrtarë janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit të pasurisë për vitin 2021, nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasë obligim që ta deklarojnë pasurinë e tyre.

Pasuria do t’i kontrollohet edhe kryeministrit Albin Kurti.

Pjesë e listës se dalë nga shorti janë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetet Mimoza Kusari-Lila, Blerta Deliu- Kodra, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ,

Lumnije Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi e të tjerë.