Lajme

HIB Petrol hap pikën e re brenda kryeqytetit, në lagjen Emshir

05/15/2021 12:58
nga:Gazeta Blic

Lideri kosovar i derivateve, rrjetit të restoraneve dhe marketeve, korporata HIB sot ka njoftuar se po vjen me një pikë të re moderne brenda qytetit.

Hapja zyrtare e pikës së re ne lagjën Emshir, rruga Jusuf Gërvalla (pranë qendrës tregtare Dardha) është bërë ditën e djeshme më 14 maj 2021.

Investimi i ri nga HIB është pika e 19-të e shitjes me pakicë të derivateve nga udhëheqësi i tregut në Kosovë, ndërsa përveç furnizimeve me produktet e ndryshme të derivateve nga HIB, në pikën e re është edhe restorani modern me vendparkimet e bollshme, si dhe marketi dhe shërbimet tjera përcjellëse, sipas modelit bashkëkohor të pikave të HIB kudo nëpër Kosovë.

Përveç zgjerimit të rrjetit të saj me pika të reja, HIB së fundmi ka sjell edhe një risi të mirëpritur në treg.

Përkatësisht, tani për të parën herë në tregun tonë, në gjitha pikat e HIB, një litër benzinë kushton më pak se një litër naftë. Kjo ofertë me çmimet më të lira në treg do të jetë në dispozicion deri në shpenzim të gjithë sasisë që HIB e ka në dispozicion për konsumatorët e saj.

HIB aktualisht udhëheq tregun e derivateve me shumicë dhe pakicë në Kosovë. Ka mbi 1100 të punësuar në 19 pika të shitjes në zonat më të mëdha urbane nëpër Kosovë. Përveç pikës së re në kryeqytet, së shpejti, HIB do ta bëjë zgjerimin e saj edhe me një pikë të re moderne në një nga qytetet e mëdha të vendit tonë.

Të gjithë vizitorët që do të vijnë në pikën e re të HIB në kryeqytet, do të përfitojnë çmime promovuese nga HIB.

Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare të kompanisë: www.hibpetrol.com

(Artikull i sponsorizuar)