Sporti

Zyrtare: Hull City rikthehet në Premier League pas 9 vitesh

05/23/2026 18:53
nga:Mergim Rreci

Hull City u rikthye në Premier League për herë të parë që nga sezoni 2016/2017, pasi fitoi 1-0 kundër Middlesbrough në finalen e play-off të Championship!

Oliver McBurnie u bë hero për “tigrat” në Wembley, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe duke i siguruar Hull Cityt një vend në Premier League në sezonin 2026/2027.

“Tigrat” rikthehen në Premier League pas një pritjeje 9-vjeçare, ndërsa Middlesbrough do të mbetet në Championship sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/