Sot zhvillohen dy ndeshjet kthyese në Ligën e Kampionëve.
Liverpool – Inter dhe Bayern Munich – Salzburg, janë dy takimet shumë interesante që do të zhvillohen sot, shkruan GazetaBlic Sport.
Në “Anfield”, skuadra e Jurgen Klopp e pret atë të Simone Inzaghit, me ndeshjen e parë që kishte përfunduar 2 me 0 në të mirë të “Reds”.
Do të jetë shumë e vështirë që italianët të bëjnë përmbysjen e madhe, por që optizmi nuk ka munguar tek kjo skuadër.
Liverpool ka fituar secilën nga tre ndeshjet e tyre kundër Interit në UEFA Champions League pa pësuar asnjë gol. Të derjtuarit e Jurgen Klopp mund të bëhen vetëm skuadra e tretë në historinë e kompeticionit që fiton tetë ndeshjet e para në një edicion të turneut pas Barcelonës (2002/03) dhe Bayern Munichut (2019/20).
/GazetaBlic Sport/


