Gjilani e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 ndaj Dukagjinit, në një ndeshje që po zhvillohet nën dritën e reflektorëve.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me Morinën, por Dukagjini reagoi shpejt dhe Pefqeli e barazoi rezultatin.
Gjilani nuk u ndal dhe para përfundimit të pjesës së parë, Potoku shënoi për 2-1, duke rikthyer epërsinë e vendasve.
Një pjesë e parë me ritëm dhe emocione në Gjilan, ndërsa 45 minutat e dyta pritet të sjellin edhe më shumë spektakël nën dritën e reflektorëve.
/GazetaBlic Sport/


