Lajme

Policia arreston në Bërnjak dhe e ndalon për 48 orë, serbin Sreçko Sofronijeviq

04/13/2024 15:39
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arrestuar sot serbin, Sreçko Sofronijeviq.

Lajmin për Gazeta Blic, ka konfirmuar Komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.

Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.