Sporti

Henry me fjalë të mëdha për Xhakën: Lojtar i nivelit të lartë, më befasuan kritikat ndaj tij

08/23/2023 18:00
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti i mirënjohur francez, Thierry Henry ka deklaruar fjalë të mëdha për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka.

Henry tha se ishte i befasuar me njerëzit që kërkon largimin e Xhakës nga Arsenal, transmeton GazetaBlic Sport.

“Njerëzit më bënin të qeshi kur kërkonin të zëvendësohej Xhaka. Ai nuk e humb topin shpesh, ka nivel të lartë të paraqitjes në çdo ndeshje. Ai shënon po ashtu shumë gola. Është lojtar i nivelit të lartë”, ka thënë legjenda e Arsenalit.

Kujtojmë se Xhaka me Leverkusenin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.

/GazetaBlic Sport/