Sporti

Henderson reagon ashpër ndaj kërcënimeve online: “Kur ju keni një ndeshje të keqe, kjo nuk ka të bëjë asgjë me familjen tuaj”

06/07/2021 22:11
nga:E K

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka reaguar ndaj tifozëve që përdorin sharje dhe kërcënime online ndaj lojtarëve të futbollit.

Henderson humbi penalltinë dje ndaj Rumanisë dhe lëshoi rastin për të dyfishuar epërsinë e “Tre Luanëve“, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj anglezi tha se lojtarët ndonjëherë kanë ndeshje të këqija por kjo nuk ua lejonë tifozëve që t’i shajnë ata dhe të përdorin kërcënime ndaj tyre duke përdorur familjen.

“Kërcënimet me vdekje ndaj familjes janë gjëja më e vështirë , nëse keni një lojë të keqe, çfarë lidhje ka me familjen tuaj? Ajo që gjithashtu është bërë më prezente është racizmi dhe kjo është diçka që ne jemi përpjekur ta ndryshojmë në të gjithë futbollin”, tha Henderson për BBC.

“Kam parë kërcënime të tilla te lojtarët e Liverpoolit dhe lojtarët e ekipeve tjera angleze, është e vështirë për t’u kaluar, unë gjithnjë mundohem t’i ndihmojë ata t’a kalojnë atë situatë“, përfundoi anglezi.

/GazetaBlic Sport/