Sporti

Hedhet shorti, Llapi përballet me Gjilanin, Prishtina me Vushtrrinë

03/21/2023 12:07
nga:Mergim Rreci

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i sfidave gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Goglat e shortit kanë prodhuar sfida shumë interesante, përcjellë Gazeta Blic Sport.

Në këtë rreth të garave do të takohen Prishtina-Vushtrria dhe Llapi-Gjilani.

Në këtë fazë të kësaj gare, ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje, teksa fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/