Sporti

Hector Fort largohet nga Barcelona, transferohet te Real Sociedad

08/26/2026 17:47
nga:Mergim Rreci

Real Sociedad ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Barcelonën për transferimin e Hector Fort, me marrëveshjen që tashmë konsiderohet e mbyllur, sipas Fabrizio Romanos.

Transferimi do të kushtojë 8 milionë euro, ndërsa Barcelona do të mbajë 50% të të drejtave nga një shitje e ardhshme.

Gjithashtu, katalanasit do të kenë një klauzolë riblerjeje rreth 20 milionë euro, duke ruajtur kontrollin mbi të ardhmen e mbrojtësit.

Fort ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij te Real Sociedad.

/GazetaBlic Sport/