Sporti

Nuk ka marrëveshje mes Suharekës dhe Mëziut, tre skuadra të interesuara për sulmuesin, njëra nga Shqipëria

01/04/2024 21:06
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Suharekës vazhdon të jetë shumë aktive në merkato.

Me synime të qarta për ngjitje në Superligë, drejtuesit e kësaj skuadre janë aktivizuar fuqishëm në merkaton e janarit.

Deri më tash kanë siguruar shërbimet e së paku 3 futbollistëve, të cilët ende nuk janë zyrtarizuar.

Klubi ishte në negociata me futbollistin e mirënjohur kosovar, Osman Mëziu, por siç mëson GazetaBlic Sport, marrëveshja mes palëve nuk është arritur, pavarësisht bisedimeve mes palëve.

Burime të gazetës mësojnë se janë dy skuadra nga futbolli kosovar dhe një nga Shqipëria që janë në garë të ‘ngushtë’ për shërbimet e Mëziut.

/GazetaBlic Sport/