Lajme

Haziri për zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie: Synojmë fitore në 12 deri 14 komuna!

06/04/2021 21:20
nga:M K

Kryetari i Gjilanit njëherit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, beson se partia e tij do të fitojë nga 12 deri në 14 komuna në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Këto deklarime i bëri në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic.

Tutje, Haziri, tha se rezultati mes zgjedhjeve lokale dhe atyre nacionale, dallon shumë.

“Rezultati nuk është asnjëherë i njëjtë. Ne presim rikthim. Kemi emra të shquar që do të jenë kandidatë tejet të fortë. Sa i përket parashikimit tim, besoj se do të fitojmë nga 12 deri në 14 komuna”, tha ndër tjera Haziri.

LEXO EDHE:

Lutfi Haziri: Qytetarët ndryshe votojnë në zgjedhjet lokale, ndryshe në ato nacionale!

/GazetaBlic/