Pas një kohe të gjatë, përgjatë 24 orëve nuk është paraqitur as edhe një rast i vetëm me koronavirus në komunën e Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar kreu i komunës, Lutfi Haziri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Ai tutje ka dhënë detaje shtesë nga numri i përgjithshëm i të infektuarve dhe rastet aktive.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Lajm i mirë. Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me #COVID19. Por, aktualisht janë 40 raste aktive. COVID19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK. #Kujdesu për vetën dhe familjen tuaj!
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21152 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat.
LEXO EDHE:
Albin Kurti fton në takim tre krerët e partive opozitare në Kosovë
/GazetaBlic/