Lajme

Haziri – Kurtit: Gjetja e zgjidhjeve tregohet përmes dialogut, jo policisë

08/17/2022 22:03
nga:Astrit Gashi

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ende nuk e ka zgjidhur asnjë çështje me dialog.

Haziri në Facebook ka shkruar se: “Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të.”

Tutje ai ka shtuar se nesër duhet të negociohen zgjidhjet e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet përmes dialogut dhe jo Policisë.

Në takimin e nesërm duhet ta kenë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt të zgjidhjes së çështjeve që i kemi përpara. Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione. Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut.