Lajme

Haziri: Kosova po administrohet, nuk po qeveriset

12/13/2023 21:18
nga:G C

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kosova aktualisht po administrohet e nuk po qeveriset.

Ai ka thënë se me këtë Qeveri ka mbyllje dhe mostransparencë.

“Ky vend është në administrim, logjika e administrimit është duke ndodhur jo e qeverisjes. Nëse një kabinet qeveritarë është në pritje të kryeministrin i cili në përkthimin bufal në parimin e punëve është kryeministër i cili i koordinon punën me ministrat e ata janë të pavarur në punën vet”, ka thënë Hazirir në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Sipas tij, në vartësi të Kurtit janë edhe Kuvendi e Presidenca.

“Nëse të tjerët janë në varshmëri kronike edhe Kuvendi ndonjëherë, fatkeqësisht edhe presidenca edhe nivelet tjera, tregon qartë se ne nuk po qeverisemi”, tha ai.

Haziri e ka quajtur të pakuptimtë ftesën që presidentja Vjosa Osmani i ka bërë opozitës për të diskutuar për draftstatutit e Asociacionit, por jo edhe Lëvizjen Vetëvendosje.