Lajme

Haziri i drejtohet Qeverisë: S’është kohë e masave muskulore, nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, jeni gabim!

08/27/2021 20:39
nga:M K

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh edhe nënkryetar i LDK’së, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, derisa ka dalur kategorikisht kundër një mbylljeje tjetër.

Haziri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk është koha masave muskulore, por vaksinimit masiv.

“Nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv. Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim!”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij vjen pas lajmërimit nga Ministria e Shëndetësisë për masa të reja të parandalimit të transmetimit të koronavirusit.

Gastronomët i pranojnë masat e reja, por kanë një varg kërkesash për ministrin Murati