Ministrja e Drejtësuisë, Albulena Haxhiu u paraqit e papenduar me akuzat që ia drejtoi Gjykatës Kushtetuese pasi ajo e rrëzoi ligjin për Këshillin Prokurorial.
Duke prezantuar punën e saj këto dy vite, Haxhiu tha se brenda këtij viti do të kompletohen “të gjitha ligjet e nevojshme” që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.
Haxhiu tha se “nuk do ta lejojmë korporatizmin brenda KPK-së”, duke paralajmëruar se do t’i bëjnë ndryshimet në KPK “pa humbur kohë”.
“Aktgjykimi i Gjykatës për projektligjin për KPK-në ishte befasues, ishte paradoksal, ishte kundërthënës. Siç e thash në fillim, ne nuk do të ndalemi. Nuk do ta lejojmë korporatizmin brenda KPK-së prandaj pa humbur kohë do t’i procedojmë ndryshimet në KPK sepse jemi të bidnur se reforma në KPK është e domosdoshme, njësoj siç ka thënë Komisioni i Venecias”, tha Haxhiu.


