Lajme

Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga divizioni për mbrojtje juridike në Gjykatën Speciale

04/07/2021 18:36
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar sot nga detyra, tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.

Të shkarkuarit janë Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi.

Zyrtarët ishin të emëruar në këto pozita në kohën sa ministër i Drejtësisë ishte Selim Selimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë.

Xhavit Haliti e thotë për herë të parë: Këtë kërkesë ia kishte bërë Kurti – Dërgutit për mua, e cila nuk ia pranoi