Lajme

Xhavit Haliti e thotë për herë të parë: Këtë kërkesë ia kishte bërë Kurti – Dërgutit për mua, e cila nuk ia pranoi

04/07/2021 18:32
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka folur për momentin e para disa vitesh, ku atëherë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e kishte gjuajtur me ujë dhe vezë, shkruan Gazeta Blic.

Haliti thotë se këtë veprim ndaj tij, Kurti ia kishte kërkuar Aida Dërgutit që ta bënte, por siç thotë ai, ish-deputetja Dërguti nuk e kishte pranuar.

“Gjuatjet ndaj meje Kurti ia kishte kërkuar t’i bënte Aida Dërguti, por që nuk kishte pranuar. Sepse Dërguti më ka njohur mua mirë. Unë nuk jam kundër kërkujt. Betejat e mia i kam bërë me Serbinë”, ka thënë Haliti.

Haliti ka folur për mungesën e tij në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Ai në Info Magazine ka thënë se nuk ishte i informuar nga Kuvendi i Kosovës se do të kishte seancë për votimin e presidentit të vendit më 4 prill.

“Përveç rregullave që i përcakton ligji dhe Kushtetua, gjithkush e ka jetën e vet, mënyrën e vet të jetesës dhe i ka të përcaktuara rregullat e veta. Unë jam deklaruar publikisht sa i përket punës së kuorumit, nuk kam pasë asnjë obligim, as për të qëndruar në Kosovë, por edhe as për t’u kthyer në Kosovë nga Pogradeci”.

Haliti flet për seancën e presidentit: Nuk kisha informacione se do të mbahej