Pas miratimit të Projektligjit për Këshillin Prokurorial ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka falënderuar deputetët të cilët kanë votuar “pro” miratimit të këtij Projektligji.
Ajo tutje ka shkruar se me miratimin e sotëm nga kuvendi, hapet rrugë për reformat në sistemin e drejtësisë.
“Falenderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin në lexim të dytë të projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën reformave të mëdha në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ministrja Haxhiu.
61 deputetë kanë marrë pjesë në votim: 60 kanë votuar “për” dhe një deputet ka abstenuar, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë fare në votim.
Projektligji është miratuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës muajin e kaluar.


