Lajme

Haxhiu për masakrën e Belegut: Kosova mbetet e përkushtuar për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur

03/29/2026 19:05
nga:Genita C

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar masakrën e Belegut të 29-30 marsit 1999, ku 46 civilë shqiptarë u ekzekutuan dhe fshati u dogj nga forcat serbe, raporton GazetaBlic.

Haxhiu thekson se shumica e viktimave ende mbeten të zhdukur, ndërsa mungesa e proceseve gjyqësore për autorët e krimit e mban çështjen të hapur.

Ajo thekson se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe ndjekjen e përgjegjësisë penale, duke bërë drejtësinë për viktimat një prioritet.