Lajme

Haxhiu optimiste për liberalizimin e vizave

10/12/2022 12:30
nga:N M

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është jashtëzakonisht optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk do të veprojë, siç tha ajo, si qeveritë e kaluara që kanë dhënë deklarata për liberalizimin e vizave.

“Ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve në vazhdimësi duke i mashtruar në vazhdimësi qytetarët. Ajo që mund të them është që gjithçka çka varet nga ne, e kemi bërë. Ajo që mund të them është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë sidomos, Ministria e Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit, pra kanë qenë dis prej figurave që janë angazhuar jashtëzakonisht për këtë. Jemi optimistë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sepse është e drejt e tyre dhe s’mund të vazhdohet kësisoj më gjatë”, tha ajo.

Masa të rrepta në Kodin Penal ndaj dhunuesve në familje: 10 vjet pa të drejtë pune në sektorin publik, 5 vjet as të drejtë vozitje