Lajme

Haxhiu: Kurti ka pranuar ‘Zajednicën’ që krijon autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë!

11/04/2023 19:20
nga:Y I

Kryeministri Kurti foli dje në Kuvend për Draft-Statutin e Asociacionit që u pajtua për ta nënshkruar në Bruksel.

Kurti tha para deputetëve se nuk do të japë shumë detaje pasi ashtu është pajtuar me aleatët ndërkombëtarë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, duke folur në lidhje me këtë çështje për “Gazeta Blic” tha se po të ishte i mirë Statuti, Kurti do ta publikonte si trofeun e tij pa arritur ende në aeroport.

Haxhiu tha se Kurti ka pranuar Statutin e Zajednicës që krijon autonomi për serbët dhe Kishën Ortodokse serbe në Kosovë.

“Po të ishte i mirë Statuti, Kurti do ta publikonte si trofeun e tij ende pa mbrri në Aeroportin e Prishtinës. Tani kur ka pranuar ‘Statutin e Zajednicës’ që krijon autonomi për serbët dhe ‘Kishën Ortodokse serbe’ në Kosovë, sigurisht që nuk e bën publik Statutin, sepse i frikësohet gjykimit publik” deklaroi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se beteja e fituar në Banjskë nga Policia u humb në tavolinë nga qeveria Kurti.

“Është për keqardhje dorëzimi i Kurtit, sepse pasojat e dorëzimit të tij, do ti vuaj Kosova. Beteja e fituar nga policia e Kosovës në Banjskë me 24.09.2023, është humbur në tavoline të bisedimeve nga Qeveria Kurti, prandaj nuk bëhet publik Statuti i Zajednicës” deklaroi Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Bekim Haxhiu, PDK

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha dje në Kuvend se Drafti i pranuar i Asociacionit nuk është “Zajednicë”

Kurti deklaroi se sipas Draftit, serbët, do të jetojnë në Kosovë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pa synime dëmtuese ndaj shtetit.

“Drafti në vlerësimin tim politik ndërpret trashëgimin mosnjohëse të Republikës që ishte çimentuar në 2013 dhe 2015. Drafti ka qartësi për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ku serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multi-etnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues dhe minues për Republikën në njohje të integritetit territorial,. Kjo qartazi nuk është Zajedenicë, sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme” deklaroi Kurti në Kuvend raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Kurti në Kuvend për draft-statutin e Asociaconit: Qartazi s’është Zajednicë

 

Kurti, opozitës: Jam në hall me juve, emisarët më thanë mos t’ua tregoj draftin e Asociacionit