Lajme

Haxhiu kritikon Qeverinë: S’kanë strategji për shëndetësinë, nuk pres që ata do të parandalojnë ikjen e mjekëve

11/22/2023 14:16
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se janë 147 mjek që kanë ikë nga Kosova gjatë këtij viti.

Haxhiu në një prononcim për GazetaBlic thekson se, nuk pret nga Qeveria të merrë ndonjë hap për të parandaluar një gjë të tillë.

“Nuk është paralajmërim, por janë ikje reale që po ndodhin. Janë 147 mjek që kanë ikë këtë vit nga Kosova, deri në nëntor 2023”, tha Haxhiu.

“Prej një Qeverie që nuk ka arritë një strategji të shëndetësisë ta miratojë për tri vite, nuk pres që ndërmerr ndonjë masë për ta parandaluar këtë dukuri të ikjes së mjekëve”, tha Haxhiu për GazetaBlic.

Paralajmërimet për ikjen e 151 mjekëve, Dreshaj kërkon veprime urgjente nga MSH-ja

Zemaj: Qeveria e Albin Kurtit nuk e ka prioritet shëndetësinë

“I kanë marrë dokumentet”, Sejdiu: 151 mjekë gati për t’u larguar nga Kosova