Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi ka komentuar arrestimin e zyrtarëve të MINT, ku ka thënë se dita ditës janë duke dal veprat e LVV-së në dëmtim të shtetit, raporton Gazeta Blic.
“Bukë e Zemër e Drogë – kjo është motoja e LVV-së e dokumentuar me fakte korruptive, dallavere e shpiunazha për krerët e UÇK-së. LVV paska qenë nën ndikimin e drogës, ekstazisë që nga themelimi, po tek tash po kuptohen veprat e saj té shémtuara në dëmtim të shtetit”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje i drejtohet pushtetit duke ju thënë, boll e mashtruat popullin me kauza të rrejshme për veriun.
“Ju dolën dallaveret edhe nga ai ashensori i fshehtë i sekserit të Kurtit, Ridit. Hajde Ridi shprehu, trego kush është Albini”, përfundon deputeti i PDK-së.


