Lajme

Hashim Thaçi përforcohet edhe me dy avokatë

04/21/2022 18:31
nga:Q R

Në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë janë shtuar edhe dy avokatë të rijnë, Albert Moskowitz dhe Peter Mccloskey.

Kështu bëhet e ditur në njoftim në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Peter Mccloskey ishte prokuror në Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi.

Peter McCloskey ka qenë i përfshirë nga afër në ndjekjen penale të njëzet individëve të paditur nga Tribunali për krimet e kryera në Srebrenicë, duke përfshirë kasapin e Ballkanit, Slobodan Millosheviç, Radovan Karaxhiç, dhe gjeneralin Ratko Mlladiç./Paparaci.