Lajme

Haradinaj: Vendimi i GjND-së vulosi shtetësinë e Kosovës

07/22/2026 10:47
nga:Genita C

Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, vendimi i 22 korrikut 2010 konfirmoi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë dhe vulosi të drejtën e Kosovës për shtetësi.

Haradinaj theksoi se vendi duhet të vazhdojë rrugën euroatlantike, duke thelluar partneritetin me aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 Korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran.

Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet.

Zoti e bekoftë Kosovën