Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Rusia para një viti ka menduar që po futet në një luftë fitoreje në Ukrainë por tashmë ështëe thyer, raporton Gazeta Blic.
“Sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë” shkruan Haradinaj.
Haradinaj tutje ka thënë se nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e mëdha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet.
“Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të”
“Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën, me popullin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj”
Postimi i plotë:


