Lajme

Haradinaj: Sot feston ditëlindjen e 90-të një burrë që kombit i dha dy heronjtë e papërsëritshëm, Mujë e Ali Krasniqin

09/21/2025 13:46
nga:Genita C

Daut Haradinaj i ka uruar ditëlindjen e 90-të të Bacës Halil, një figure të shquar që i dha kombit dy heronjtë e papërsëritshëm, Mujën dhe Alinë, raporton GazetaBlic.

Haradinaj theksoi se Baca Halil, përveç se ishte prind i këtyre dy heronjve, ishte edhe krahu i djathtë i tyre në luftën për liri.

Ai e vlerësoi familjen e Bacës Halil për kontributin e jashtëzakonshëm në përpjekjet shekullore të shqiptarëve.