Lajme

Haradinaj: Salih Zyba është sekser klasik, trafikoi vota në emër të VV-së

04/07/2021 13:40
nga:N M

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka përsëritur ka thënë se zgjedhja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë me pazare dhe me shit-blerje të votës.

Ai ka përmendur sërish deputetin e VV-së, Sali Zyba të cilin e ka quajtur sekser klasik, i cili sipas Haradinajt në emër të VV-së mori përsipër trafikimin e votave.

“Qëllimi ynë nuk është me ju paraqitë pengesa Qeverisë së re, por me ju ndihmu. Nuk dëshirojmë me i dhanë arsye zotit Kurti me na dërgu në zgjedhje prapë. Nuk dëshirojmë me ja dhënë këtë luks, por me iu nidhmu. Zoti Zyba ka kontaktu me deputetë tonë, ka kërku që edhe unë me u taku me të. Përgjigja ime ka qenë se është sekser dhe nuk du me u taku me të. Zoti Zyba është një sekser klasik që në emër të partisë së tij ka marrë përsipër trafikimin e votave”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj po ashtu tha se edhe vendimi i Albena Reshitajt për të marrë pjesë në seancë ditën kur u votua presidentja, është pjesë e këtij procesi të trafikimit të votave.

“Ne e shohim vendimin e deputetes Reshitaj si pjesë të këtij procesi të trafikimit të votave dhe nuk na vjen mirë.Si aleancë kemi qenë të gatshëm të ndihmojmë formimin e insitucioneve. Imagjinoni partisë politike që i ka ndërhy në një deputet, a mundet ajo me e dhanë një kontribut të vetin. Unë mendoj se edhe ajo votë është pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presiedentes”, u shpreh Haradinaj.