Lajme

Haradinaj propozon që Prishtina ta ketë Policinë e Kryeqytetit

09/06/2022 14:13
nga:G B

Ish deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj, ka propozuar që të krijohet Policia e Kryeqytetit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo do të ishte për një kryeqytet të sigurt dhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.

Këtë e ka bërë në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, derisa ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës!

Postimi i tij i plotë:

Për një kryeqytet të sigurt, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.

Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës!