Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një takim konsultativ me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka propozuar që zgjedhjet komunale të mbahen më 12 Tetor 2025, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore dhe shpresoi që Presidentja të shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese për të pranuar këtë propozim.
Haradinaj shprehu besimin se kjo do të sigurojë një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.


