Lajme

Haradinaj prezanton edhe një kandidate për asamble të Prishtinës

05/14/2021 14:10
nga:N M

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka vazhduar prezantimin e kandidateve për asamble të Prishtinës, shkruan Gazeta Blic.

Listës së AAK gjatë ditës iu bashkua edhe Vjollca Govori.

Njoftimi i plotë:

Sot listës sonë iu bashkua edhe Vjollca Govori, e cila rrjedh nga një familje që përfaqëson vlera të larta qytetare e kombëtare, me prejardhje nga Prapashtica.
Vjollca e cila jeton në Taslixhe në pjesën e quajtur ‘Avalla’, lagje që për Prishtinën është e rëndësisë së veçantë, sot zyrtarisht po i hyn garës për asamble të kryeqytetit, me bindjen se do të jetë përfaqësim i denjë i lagjes dhe rinisë së kryeqytetit tonë.
Gjithëpërfshirja në vendimmarrje është qëllim i yni.
Suksese e nderuar Vjollca e na priftë e mbara!

Ironizon analisti politik: “LDK i ka fajet. Në bazë të moshës, ata që shkaktuan tollovinë janë aktivistë të kësaj partie”