Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pa përshëndetur qëndrimin e ShBA-ve dhe të BE-së për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se përpjekjet e Kosovës për paqe janë në vëmendjen e ShBA-ve dhe të BE-së.
“Mirëpresim qëndrimin e SHBA dhe BE për Kosovën. Përpjekjeve tona për paqe i është dhënë vëmendje e duhur”.
“Shumë sakrifica janë bërë dhe shumë kohë është harxhuar për të arritur paqen. Tani, të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë. SHBA është garantuese dhe ne nuk duhet të hezitojmë”, ka shkruar Haradinaj.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, kanë lëshuar dje një komunikatë të përbashkët për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor pas takimit që kanë pasur javën e fundit në Washington.


