Lajme

Haradinaj për rastin në Gllogjan: Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt

11/28/2021 16:39
nga:Q R

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjet Mustafaj, Hamzaj e Gjoka, ku sot u varrosen tri viktimat të cilët humbën jetën në rastin tragjik në Gllogjan.

Ai tha se dhembja është e përbashkët dhe kërkoi që drejtësia të vendoset sa më shpejt.

“Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se dy ditë më parë, dyshohet se një person shtiu drejt një autobusi i cili po barte nxënës në linjën Gjakovë – Deçan, ku nga plagët e marra vdiqën tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor të hënën viziton Kosovën